Një mal me dokrra
udhëve të mia
hije lëshon,
diellin e shpirtit
ta zë në çark.
Një mal me dokrra
zbrazet monitorësh
të pangjyrë,
podiumesh të rrëgjuara;
përpëliten vargjet
epitafesh të mjerimit,
tek gradojnë injorancën
me spaleta hipokrizie.
Pinjollë flligësie,
veshur shkëlqimesh të gënjeshtërta
e demagogjishë moderne,
çirren,
hungërijnë,
pingrijnë,
sipas erërave kutërbuese,
që frymën i zënë
virtytit,
njeriut.
Një mal me dokrra
zbrazet përditë
rrugëve të mia,
udhëkryqeve të jetës,
shtigjeve të kohës,
dje,
sot,
për nesër, të shohim.