U mundova të mposhtja mërzinë,
T’ja çirrja atë fytyrë të ndyrë,
Që tallej me fytyrën time,
Kur dilja në pasqyrë.
E trupin ma këpuste,
Më shfaqej një thinjë,
Një hap më zmbrapte,
Më therrte në brinjë.
U mundova të mposhtja mërzinë,
E shpirtin e çova në mal,
E shtriva në një qethe molle,
Dhe në të detit valë,
Pastaj trokiti muza,
Një rrahje ca më shumë,
Kush mund të ma dojë veten,
Po se desha unë?!