Ma theve heshtjen sonte,
në copëza kujtimi,pak vetmi .
Musht pija nga brenda asaj gote,
Përse m’u shfaqe sonte se di.
E nëse kujtimet shfaqen si drama
Ç’kuptim ka kjo dashuria?!,
Rukujtoni ato ditët e zjarrta ,
Kur si flakë ndizej zemra nga lumturia.
Sonte trazove një shpirt të vrarë,
Ikur nga një furtunë dimri,
përballë dhëmbjes jam e gjallë,
Si neone me shpresë ndizet shpirti.
Dashunin përherë e kujtoj si dritësim,
Andaj sonte në këtë mesnatë,
Në vargje t’mia tretet si një bekim.