Ka kohë që nuk shkruaj më vargje poetike
në ballë të patkonjëve të vërtetës ylberore.
Asaj të rrahur krah erërave, dallgëve, shtërngatave
asaj të pagëzuar në heshtjen e të marrëve të kësaj kohe.
Ka kohë që vargun e lashë qëllimisht të mënjanuar
i vura pritë çdo muze që koha ma përcolli në tryezë.
Shtrat’koha u shëndërrua në vullkan të përvëluar
ndërsa unë në pllaka tektonike që askujt nuk zë besë.
Ka kohë që kam vendosur mos të dashuroj cigaren
mos ta puth papushim çdo moment të trazuar.
Të mbyll çdo derë të gozhdoj cep me cep dritaren
të bluaj ngadalë mendimet në mullirin e harruar.
Se di se ç’më tha truri, që ndjenjën e lashë ne harresë
veten e gënjeva vargjeve të prushitura vatrës me shpuzë.
Vetëtimat e shkrepura ëndrrave të pa skalitura në kujtesë
lidhen e zgjidhen sot me keto vargje tërkuzë.
Nesër ndoshta do ta ndërrojmë shpirtërisht melodinë
ndoshta do shkruaj poezi me pathos lumturije.
Ndoshta do këndohen nga të lënduarit si një çast vëgim
kur ti lexoj, do shkulem së qeshuri me këto vargje çudie.