Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritTimo Flloko: Si të të harroj… kur s`të harroj dot?

Timo Flloko: Si të të harroj… kur s`të harroj dot?

Si të të harroj,
Kur s’të harroj dot,
Për atë Zot!

Si të të harroj,
Frymë pa ty të marr,
Në këtë botë!

Si të të harroj,
Kur koha s’bën sens,
Një çast pa ty!

Si të të harroj,
Kur jeta përreth,
Të mbyt me vetmi?

Si të të harroj,
Kur të shenjtë të kam,
Mbi çdo gjë në botë…

Si të të harroj,
Kur, pa ty, dyshoj,
Ka apo s’ka Zot?!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT