Ka marrë rrugën e po shkon
Po vjen lajmi nga qyteti
Celulari kurrë s’pushon
Erë të lehtë po sjell bregdeti.
Për ty udha bëhet kartë
Janë pjekur koçimaret
Do t’i mbledhin duarartë
Do këndojm e hedhim vallet
Me kitare tela këngë këndojnë
Ku ka fyej, mandolina
Qielli blu po rrezaton
Degët mbushur me bilbila
E veshur si gjëmb i ferrës
Sulen dot si dallandyshet
Gëzojmë ditët e pranverës
Me ujë kristal po vaditen
Kjo pranverë qënka e bukur
Si një nuse e stolisur
Po pret burrin me mall mbushur
Rrugëve është hardalisur
Pjekin mish të mirë në hell.
Ai paska shumë rrugë
Makinat po ecin shpejt
Hëna po ndriçoka shumë