Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritIRMA KURTI - Fragmenti i një rruge

IRMA KURTI – Fragmenti i një rruge

Ti ikën, largohesh në rrugën e gjatë,
era luan shkujdesur me flokët e tu,
të shoh, siç shikohet një kalimtar
unë, që për ato flokë çmendesha dikur.

Sa herë gishtat e mi u pleksën në to,
sa herë ne humbëm në përqafime e puthje,
unë doja që kjo të zgjaste një jetë,
po ja që mbeti fragmenti i një rruge.

Mendoja se ne do të ecnim dorë për dorë
e magjia e dashurisë do t’na ndiqte pafund,
por udhëtimi në dy ish vërtet i shkurtër
aq sa më duket se s’të kam njohur kurrë.

Të ndjek me sy teksa shndërrohesh në njollë
dhe unë s’kam, jo nuk kam forcë të të ndal,
pastaj ti humbet dhe tretesh në mjegull,
brenda meje përzihen dhimbje edhe mall.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT