Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie GASHI Tema-Në atë oxhak ku jeta pat le

Remzie GASHI Tema-Në atë oxhak ku jeta pat le

Nuk fiket kurrë e përherë rrin ndezë
në prush e në zjarr tymon për në qiellë
kur shpresa e humbun lypet me u gjetë
aty ku u ndez për të parën herë.

Një kokërr grurë në at oborr ra prej njërit sqep
kur në fluturim dy sorra u grindën
për me e nda qiellin.
Ish stina e mbjelljes e kallirin dha
dhe kështu fara iu nxu për bereqet
e kur erdhën të vjelat ara u bë det.

Një ftujë e re gati për nënë
kur cjapin ujku në terr e pat ngrënë
u zhdjerg prej shpelle e në atë oborr ra
e mu në at prag të oxhakut të ndezun
me bebebee dy keca i erdhën
e një tufë me dhi u shtue shumë shpejt.

E shpupurisën në oborr hardhinë
se me gjethet e sajë ushqeheshin dhitë
e plehu te rrënjët nalt fort e rriti
dhe plot kalavesha mjaltë rrush aty
u erdhi vjeshta me begati.

Fatit në derë iu gëzuen dy njerëz
që e nisën jetën si në fillim
kur me dy xixa të gurëve të rrehun
e kallën eshkën e vatra u mbush prush
kur oxhaku lëshoi tym.

Bluaj e gatuaj bukën në çerep
një qarranik plot me bylmet,
kadet i mbushën prap plot me verë
dhe sofra rreth vatrës u mbush me njerëz
e i rinisën dasmat prap në në atë dhe’,
në Atëdheun e njerëzve ku jeta pat le.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT