Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-NATA ISHTE E GJATË

Shepresa Zurnaci-NATA ISHTE E GJATË

Yjet zbresin natën
por nata shumë e heshtur Dëgjoheshin vetëm hapat e mi
ku i numëroja me zë të ngrysur
që mos të shqetësoja njëri

Me sy të mbyllur meditoja
një fushë të blertë
duke shqaravitur e fërfellitur
si një gjinkall sa aty e sa atje

Nata ishte shumë e gjatë
sa që nuk doja fare te zbardhte agimi
Doja të takoja princin e ëndërrave te mija
te shfaqet me kalë te bardhë
e të hidhet në përqafimet e mia

Pritja ishte shumë e gjatë
sa sdurohej vetmia
Ju lutësha yjeve te natës
që t’iu binden dëshirave tè mia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT