Saturday, April 19, 2025
BallinaLajmeVazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 34 persona të vdekur

Vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 34 persona të vdekur

Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmi më i rëndë rus ndaj civilëve këtë vit në Ukrainë. Midis të plagosurve është edhe një foshnje e lindur këtë vit. Presidenti Zelensky kërkon reagim të menjëhershëm nga Perëndimi.

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe 117 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy fëmijë dhe një foshnje të lindur këtë vit që ndodhet mes të plagosurve, pas një sulmi të dyfishtë me raketa balistike nga forcat ruse në qytetin Sumy të Ukrainës verilindore.

Ky është sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që nga fillimi i vitit 2025, sipas shërbimit të emergjencës ukrainase. Raketa e dytë, që shkaktoi shumicën e viktimave, shpërtheu në ajër në një zonë të populluar me banesa, shkolla dhe dyqane.

Sipas autoriteteve ushtarake lokale, ajo ishte e ngarkuar me elemente fragmentimi për të shkaktuar dëme maksimale. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi

ashpër, duke dënuar agresionin dhe duke kërkuar veprim të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare. “Vetëm ndyrësira të çmendura mund të bëjnë diçka të tillë”, u shpreh ai. Ai shtoi se “çdo raketë balistike, çdo dron dhe çdo bombë e drejtuar nuk godet vetëm popullin dhe qytetet tona, por edhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës”.

Ndërsa shërbimet e emergjencës ukrainase kanë ndërprerë përkohësisht operacionet e kërkim-shpëtimit, 111 punonjës dhe 26 njësi speciale kanë punuar gjatë gjithë ditës për të shpëtuar jetë dhe për të kontrolluar dëmet. Janë raportuar dëme në 51 ndërtesa, 34 makina dhe një tramvaj.

Presidentja e Komisionit Evropian e quajti sulmin ?barbar?, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi ngjarjen si një “kujtesë tragjike pse administrata Trump po punon kaq

shumë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur paqen e qëndrueshme”.

Ndërkohë, Rusia njoftoi për rrëzimin e dy dronëve ukrainas në rajonet kufitare të Kurskut dhe Bryanskit./Rtklive.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT