Pran Kështjelles, gjysmë rrënue,
rrin një Zanë ulun mbi gurë
Gjamë e vaji i shkundin lisat,
i fshinë lotët me Flamur.
Kam dalë këtu, më ka qu Shqypnia,
me djemë të sajë dy fjalë me i nderrue
Po su këthyne në rrugë për së mbari,
kam me i nemë , kam me i mallkue
Vend per varr s’keni me pasë,
as varg kënge e as Muranë
Nama e jem ka me u shitue,
si në Prishtine e si në Tiranë
Varrë e gjamë kam me i ba bashk,
në gotë të tradhtisë keni me i pi
Emri i juaj qoftë mallkue,
jo veç sot po në shtatë brezni
U bafshi truq në Saraje të Mretit,
Ne Derë të Shkaut ju nxaftë pleqnia
Po s’ju batë krah njani tjetrit,
Po s’mi shnoshët plagët e mia
Ne oxhak të kullës ju raftë rrufeja,
gur mbi guri për mos me mbetë
Po s’ia quet zanin Shqypnisë,
atje lart ku vallëzojnë retë