Saturday, April 19, 2025
BallinaLajme“Termokosi” del me njoftim për përfundimin e furnizimit me ngrohje

“Termokosi” del me njoftim për përfundimin e furnizimit me ngrohje

“Termokos” ka njoftuar se ka përfunduar furnizimim me ngrohje për sezonin ngrohës 2024-2025.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo ndërmarrje thuhet se vendimi është marrë në harmoni me rregulloren e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe i bazuar në kushtet aktuale klimatike.

Sipas njoftimit, në këtë sezon janë prodhuar 10 për qind më shumë energji termike sesa në sezonin e kaluar.

“Është ky edhe një sezon tjetër nga më të suksesshmit, gjatë të cilit është ofruar ngrohje e mjaftueshme dhe cilësore përgjatë 181 ditëve për mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e ngrohjes. Gjatë sezonit ngrohës 2024/2025 janë prodhuar 362,520 MWh energji termike apo 10% më shumë se sezonin e kaluar, kur nga KEK-u ishin ekstraktuar 329.617 MWh energji, ndërsa janë liferuar 307 GWh energji termike, që në raport krahasues me sezonin e kaluar ka një rritje prej 11 për qind më shumë energji të liferuar”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT