Shegës iu afrova ngadalë
Kur ca gjetheimta dalë
Mbuluar kurorën mbarë.
-Përse vonove kaq shumë?
Gjelbërimi det e lumë
Shqetësim solle tek unë.
Çeli kumbulla, çeli dardha
Lule t’verdha, lule t’bardha
Puthjen e par’ e dha vasha.
Gjithë pemët shpejtuan
Bletëmjaltën e afruan,
Edhe frutin e krijuan.
“Shkurti erdhi për të tjerat,
Marsi n’fron ul pran’verat,
Prita prillin t’uroj të lerat.
Ndaj hapin ngadalsova,
Mora forcë e u forcova,
Bukurin’ vetes ia shtova.
Do ta çel lule shegën
Bukurinë, jo për veten
K’naqni syrin, larg të keqen.
Të lidh e të rrit frutin
Për të sertin, për të butin
T’ëmbëlsoj acar’n e fundit.”
Prita prillin t’uroj të lerat- prita prillin të çel t’u uroj
datëlindjet kujdo që ka lindur në këtë muaj.
T’ëmbëlsoj acar’n e fundit- shega reziston dhe konsumohet
edhe mbas disa muajsh