Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritBilbil Murataj-SEKRETI I DASHURISË

Bilbil Murataj-SEKRETI I DASHURISË

Lulja që çel në lëndinë,
Çon gonxhe çdo ditë.
Do të dal sa të dalë ylli,
Dhe do t’i zë pritë.

Se lulja kalon çdo ditë
Me hapa të lehta,
Se sekreti i dashurisë
I do pak të fshehta.

Në darkë pa errur mirë,
Edhe në agim,
I lënë çiftet takimet,
Shprehin dashurinë.

Gjithë sekreti i dashurisë
Është fshehtësi,
Larg syve të njerëzisë,
Ku s’i sheh njeri.

Kështu mendojnë çiftet e reja
Që ruhet sekreti,
Kush doli e u takua,
S’e pa toka e deti.

Kështu mendojnë të dashuruarit
Se është më mirë,
Ose sa të bjerë muzgu i mbrëmjes,
Ose në të gdhirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT