Sunday, April 20, 2025
BallinaVitrina e libritDonika Dabishevci: Ndaç fol e ndaç hesht, po sonte rri!

Donika Dabishevci: Ndaç fol e ndaç hesht, po sonte rri!

Me mund t’madh e mujta veten
me t’dashtë çmendunisht
përditë e ma shumë
frymë kam marrë prej teje
e kam rrnu veç për dakikat e mishnimit me ty.

Tjetra ishte nji pritje e randë
nji harrim i madh ku dashja kthehej n’iri.

T’kam dashtë për nji jetë t’tanë
e për tanë jetën du me e rrnu edhe sonte
zjermin, dhimtën e dekën bashkë.

Me trup t’përvluem e t’ngimë
du me u shkundë tani, me u shnoshë
si mas nji neme t’madhe që t’ka ra hise.

Ndaç fol e ndaç hesht, po sonte rri!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT