Tuesday, June 24, 2025
BallinaVitrina e libritMarigona Kelmendi -Ndjesë

Marigona Kelmendi -Ndjesë

Me iku zëri klithmash
E treti fjala në grykë
Udhëkryq fryme e buke
S’e ngre dot shikimin
Avionëve që uturijnë
E lënë gjurmë pas
Tok me klithmat e mia
Rrotull natyrë që tundet
Nga tërmeti që lë pas
Supersoniku eksperimental
Dronët e mendimit vërtiten
E s’e thërras dot emrin tënd
Ku ta di kush e ka fajin
Gryka klithma uturima
Fjala që nuk del dot në letër
As në kujtesën e shkërmoqur
Kush e quan forcë graviteti
Kush ngatërrim polesh
Jeta ndodh andej e këtej
Duke radhitur numra statistike
Na ishte njëherë e një kohë
Midis pamundësive njerëzore
Trilloj një numër imagjinar
Për një pranverë tjetër
Një fat i rrallë i pafat
Stine me shi e stuhi
Fjalësh ngecur në grykë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT