Ndodh që, njeriu të të kthehet në mërzitje,
mbase, sepse nuk ka dashur asnjëherë si ti.
Prandaj kërkon t’i harrosh ato ditë në ikje,
kërkon të harrosh atë stinë kur binte vetëm shi.
Ndodh që, me mungesën do të mësohesh,
e kërkon me ngulm shoqërinë e mirë.
Të paktën kur je vetëm nuk do të lëndohesh,
Prandaj të rrish vetëm,me veten ke dëshirë.
Ndodh që, Personit s’do t’ia dëgjosh as emrin,
dhe kur ta kujton zemra, fillon të të japë bezdi.
Sado je munduar, nuk ja ke gjetur as vendin,
Prandaj, pa reshtur e kujton përsëri, e përsëri.
Ndodh që besdisja të të kthehet në mall,
të gudulis veshin pa reshtur, vazhdimisht.
Bërtet nëpër rrugët e mendjes pa qenë tellall,
të bërtet kur je vetëm,të bërtet në shpirt.
Gjithçka mund të ndodhë, veç të harrosh jo,
nuk mund të harrosh sa fort të rrahu zemra,
Edhe kur të vjen në ëndrra ti mos e largo,
Dashuria qenka po aq e fort sa vdekja.
Bëj ç’të duash, por të harrosh mos kërko,
Se qenkan disa mësime që ti jep vetë jeta,
Edhe për cfarë ka ndodhur mos u zemëro,
Inatin mbaje për vete,s’do t’ia dijë zemra.
Ndodh që, edhe tani për ty vazhdoj të shkruaj,
e kam të pamundur të mos të kem në poezi.
Kur të kenë kaluar vite,ama shumë vite e muaj,
Në dorëshkrimet e mia do të të takoj, gjithsesi.