Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritLida Bashllari -NË FUNERALIN E SHPIRTIT

Lida Bashllari -NË FUNERALIN E SHPIRTIT

Në funeralin e shpirtit nuk kishte shumë të ftuar,
Përveç zemrës dhe ca ndjenjave endacake.
Që më tepër rrinin të hutuar,
Se të lënduar nga kjo dashuri gjysmake.

Pasi e “varrosa” shpirtin,
Vendosa të mbaja zi përgjithmonë.
Kurrë s’më ka pëlqyer shprehja e famshme,
“Me kohën çdo gjë kalon”.

Zhgënjimi nga ti më la gjurmë të thella,
Që për dreq nuk fshihen, as mbyllen për dreq.
Ndaj nuk e pres sërish një ndjenjë si pranvera,
Ardhja e saj do t’më bënte më keq.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT