Atë s’e vrau as arma, as plumbi,
As fjala e shkruar, as ajo që u tha.
Sa ëmbël fliste, pa dashur të lëndojë askënd.
Ajo falte buzëqeshje,
U rrit… por kurrë e madhe s’u bë.
Qante natën, ndërsa ditën s’nxirrte zë.
Ajo më dhimbset — sa herë,
Herë pas here edhe unë qaj.
Atë s’e vrau askush,
Atë e vrau… shpirti i saj!