Monday, June 23, 2025
BallinaVitrina e libritSabit Rrustemi-HAJDE DRENICË

Sabit Rrustemi-HAJDE DRENICË

Hajde Drenicë
nxeje kët’ dimën
me burrni
e kangë

hiçma kët’ brengë
se bukën ta kam ngranë
tek ai Oxhak që e dojnë te tanë

hajde Drenicë
shkrije kët’ ngricë
se ma ka zanë fytin

mos e humb emnin e t’ ytin

hajde ma
le t’ kënaqet dhe ajo dadë
nën lule t’qershisë

Drenicë moj
Rrënjë e etnisë
Krujë e Dytë e shqiptarisë

Hajde….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT