Pritja ime hënore,
Qëndron përtej sysh,
Në porta të mëdha zemre
Kah teje,
Regëtin një dritë e largët,
Se shquaj mirë,
Por prapë më tundon
Dua t’i ngas nga pas,
Të më udhëheqë,
Udhëve tē pashoqe të shpirtit
E tē më paqtojë,
Ëndrrash grabitqare,
Që ma vodhēn zemrën
Dhe shikimet t’mi ndezë,
Kryqêzuar premtimesh
T’pambajtura,
Sakaq, duarlidhur ,
Mbaj në dorë,
Një trëndafil shprese,
Më ëndjen se do të vish
Dhe atëherë,
Kur ti të jesh aty,
Do t’mi thyej një nga njē
Të gjithē gurët e mallit
Dhe drurët e arkapiave
Do ti djeg për ty,
Të ndez një zjarr,
E të ngrohem krahësh
Me përqafimin tënd si ngushëllim.