Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritYlli Pollogati-KURMİ İ NJË VALE

Ylli Pollogati-KURMİ İ NJË VALE

Nër sy e mora detin
t’ia vidhja valën
Bregut më rëmonte,
mbi mua hidhte
cerkat..
.
Tretur atij deti një kurm vezullonte
İ zhveshur ai trup
valën thyente bregut.

Stërkalat e
ëmbëlta
më zgjonin zilin
herë vinin valë e herë si dalldi
Dhe zëmra pluskonte,
si vark pa liman.

Larg, më grishte zëmër e saj.
Dallga më zgjonë
me kodin tinguj
këngë.

Pranë të më rri,
qoftë dhe si hije.
Zjarr i mbiellur zëmrës,
rrugët i ngjyen me ngjyrë dashurie…

Me zë afrohet vala,
t’këputur tinguj morfi
Veshin ngul ç’më thotë,
“Pranvera po zgjohet,
po vjen tër polen e dritë.”

Si një trung i
vjetër
Heshtien nis të thyhej.
Fëshfërimës erë,
ëndërra rri e stis.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT