Ti, rënkon oTokë,por s’të dëgjojmë
Çdo ditë të zmadhojmë pa kriter
Rënkimin,s’duam të ta pranojmë
Dhe pse e dimë se, pa ty, shkojmë në ferr
Në heshtje,sot,ti ulërin nga pesha
Rëndojnë të këqiat që t’mbollëm çdo ditë
Dhimbja,kuturu,mbirë shtatit,pa rreshta
E dimë që të vrasin,e prap mbyllim sytë
Njerëzimi rritet , e rrënjët përditë t’i pret
Fryma të merret,nga ajri që po t’mbarohet
S’do t’ zgjasë shumë,do t’ ngelesh pa jetë
Asgjë e jotja, më,s’do të rrotullohet
DIMRAT E JETËS
Dimrat,janë të vështirë për t’u kaluar
T’ua përballosh mllefin,nevojitet durim
Buzëqeshjet,nga i ftohti,larg kanë shtegtuar
Në turrje të pranverave që presin rikthim
Në pritje të tyre,t’u kremtojmë festën
Ndërkohë,jeta, nga i ftohti,ende mërdhin
Dridhet, por pa e humbur shpresën
Presin pranverat,t’u vijnë për shpëtim
Urim Mezini
TOKA S’U KRIJUA PËR TA GRABITUR
Mbledhje t’pazakontë, natyra kishte njoftuar
Lajmërimet shpërndarë me shpejtësi
Tematika e saj,tashmë e përcaktuar
“S’i të mbrohemi nga ndonjë fatkeqësi”
Të parat erdhën pyjet e djegura që lulëzonin dikur
Liqenet,uji i të cilëve të lëvizë, kishte harruar
Shpezët e plagosura që s’fluturuan dot kurrë
Më pas, shtëpitë,nga bombardimet rrënuar
Fëmijë të shumtë nga bombat gjymtuar
Varret masive, të vijnë s’kishin mundur
Një letër, pa prezencë, kishin dërguar
Më tutje,turmë e madhe njerëzish të humbur
O njeri lakmiqar,me shpirtë të sëmurë!
Mos u mundo të shohësh vetëm rehatinë !
Toka s’na është lënë si mall, për tagrabitur
Por,ta zhvillojmë e t’mbjellim në ‘të, dashurinë