Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Nebiaj-Nëse një ditë...

Mimoza Nebiaj-Nëse një ditë…

Nëse një ditë
Do të mungojë zëri im,
lotët e mi,
grindjet e mia,
mërzitjet e mia,
xhelozitë e mia — gjithmonë me të drejtë,
do të mungojë
gjithë qenien time.

Kujtohu se aty isha,
se dashuria,
pasi fitohet, duhet mbajtur dhe ruajtur
me kujdes.
Duhet vaditur çdo ditë,
në të kundërt ajo vdes…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT