Jam një pemë e çuditshme
Rrënjëzim trevës jugore…
As moll’e as ftua , as dhe dardhë pikalore…
Dhe , pse kumbull ,
Jooo…., shqirake…
Nën buzë e përmbi buzë, fëshfërim’mes gjethurinash
Ajo, majhoshja vlonjate…
Sa për fruta, lidh dhe unë
Jo, të gjithë m’i shijojnë…
Por me krahë si shqiponjë
Kur “ tek- tuk “ dhe m’i këndojnë…
Cila pemë lidhi kokrra , ulet e i ha të tëra?!..
Që dhe unë gjoksit “ bam “, për vete këto që bëra?!…
Ju “ tek- tuk “ që m’i këndoni
Palcëpikut të kësaj nate…
Falemindeeeriiit…, me shpirt
Nga un’ majhoshja vlonjate!…