Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Dielli ra në dashuri

Gjelina Maçi Keci-Dielli ra në dashuri

Nga majë bjeshkësh erdhi,
Sikur nga dëbora që u shkri
Dhe natyra gjithë buzëqeshi,
Dielli bash me të ra në dashuri.

Trupin porsi bari i njomë,
Porsi pëllumbat nën këmishë,
Gjinjtë e bardhë detin tërbojnë
Lumin nën këmbë e dalldis.

Aromë të saj mbajnë trëndafilat,
Zot ai shikim shigjetë dashurie
Si dielli i verës ndez, perendimet
Prush e flakë në zëmra djalërie.

Në gjunj iu ulen sulltanë e mbretër,
I ofruan,çfarë si ofruan një mal pasuri!
Dukej se kish ardhur nga një planet tjetër,
Vetë Afërdita zbret me paqe e mirësi.

Sapo poeti dikund e kish parë
Poezi metaforash e derdhi në letër
Meshë shenjtë brenda saj ngrihej pa zë,
Veç poetin tha,veç atë s’dua tjetër.

Thonë u mbyllën në një shtëpi,
Thonë se gjithë bota ishte e tyre,
Thonë se metaforat kishin orendi,
Thonë se darkonin nëpër yje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT