Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani -Zëri ynë...

Mimoza Eliona Osmani -Zëri ynë…

Fjalë e shpirtit është altar,
Rrjedh në penë si bojë e artë,
Por s’bën dot margaritarë
Fatin e tokës së thatë.
..
S’heshta, veç në një copë letër,
Aq sa gjuha më është tharë;
Ngritje zëri prej kurbetit,
Si qytet pa qytetarë..
.
Thirrjet e mia pa fjalë,
Janë plagë që burojnë dhimbje.
I dëgjon deti me valë
Zhurmë e kohës së përhime…

Në çdo strofë: turmë, turmë,
Rrahin mjegullnaja resh;
Thirrja mbetet fytit hurmë,
Hyn dhe del nga tjetri vesh..
.
Tretet në çdo gërmë beteja,
Ç’mund të bëjë një dritë në terr,
Në një vend ku bie rufeja…
Zëri ynë flamur pa erë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT