Ky vend i lashtë
është toka ime,
vendi im i shtrenjtë,
që ma lënë trashëgim
gjysh e stërgjysh
dhe e ruaj si sytë e mi,
se ata e lëruan
me parmend e pllug
dhe kurrë s’u dorëzuan
e mbrojtën me gjak.
Kaluan këndejpari
armiq të shumtë,
por kjo tokë mbet
s’u dorëzua kurrë
edhe pse pat vuajtje
është Dardani e vjetër
sa vetë njerëzimi.
E sot çfarë po do,
ne këtë vend s’e japim
këtu do të jemi gjithmonë
e mbrojmë me trupat tanë
edhe sikur të derdhej gjaku
ne nuk dorëzohemi,
ne s’e japim këtë vend
të quajtur Dardani.