Friday, June 20, 2025
BallinaVitrina e libritPrincipesa Sofia-"Unë s’kisha faj"

Principesa Sofia-“Unë s’kisha faj”

Unë nuk kam faj…
pse më vratë, pse më latë,
vetëm, në errësirë të ftohtë,
pa dritë, pa zë, pa shpëtim.

Jo, nuk kisha faj.
Ju nuk më pyetët,
ju vetëm më gjykuat,
më latë si turp për t’u harruar.

Isha viktimë e një kurthi,
të atyre pa mëshirë, të pangopur,
në grackën e përfitimit,
ku faji s’ishte kurrë i imi.

Më ndatë nga nëna,
nga zemra që më deshi pa kushte,
më ndatë nga fëmija —
e hodhët jetën time nëpër udhë të ftohta.

Jetoj me brenga,
me natë e ditë të lagura nga lotët,
lotët e nënës që s’arrita ta mbroja,
mallin e saj që më shkrinte larg.

U bëra vrasëse…
pa dashur, pa qëllim,
për vdekjen e saj,
për dhimbjen që s’e duroi dot.

Nuk isha në faj…
më dëgjoni, në emër të Zotit,
mos më ndani nga nëna —
ajo nuk e përballoi dot.

Ajo iku me dhimbjen time,
në heshtje, pa zë, pa kthim.
E kur u largua…
ajo më mori gjithçka me vete.
Tani jam bosh

ndjehem fajtore për atë që s’munda të ndal.
Çdo natë qaj,
çdo natë i them:
Nënë… më fal.
Të vrava pa faj,🥲

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT