Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -HAKMARRJA

Murtez Asllani -HAKMARRJA

Hakmarrja plagë e rëndë
ende me të jetojmë,
vriten për hakmarrje
njerëzit në burgje shkojnë.

Plaku Anton Çetta
shumë familje ka pajtuar,
por disa prej tyre
veset s’i kanë harruar.

Të gjithë e dinë
se burgu i pret,
pa fije ndërgjegjeje
njeriun e vret.

Disa vjet rresht
në burg i kalon,
familjen e vet
sa shumë e helmon.

Ka mundësi sot
në burg për të mos shkuar,
shtrije dorën e pajtimit
veten ke shpëtuar.

Ju këshilloj, o vëllezër,
ju gjithmonë mendoni,
belaja është e shëmtuar
ashtu mos veproni!

Të zhduket hakmarrja
dhe të jetojmë të lirë,
të punojmë parreshtur
për Kosovën e lirë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT