Paris Saint-Germain e ka fituar për herë të parë Champions League, pas triumfit ndaj Interit me rezultat të thellë prej 5-0.
Parisienët e hapën serinë e golave që në minutën e 12-të të takimit, ku Hakimi realizoi gol të bukur pas një asistimi nga Doue.
E ishte pikërisht Doue ai që realizoi vetë tetë minuta më vonë, duke shfrytëzuar një asistim nga Demebele, njofton Klankosova.tv.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, e që në të dytën, PSG-ja shënoi edhe tri herë të tjera.
Pas një ore lojë, ishte sërish Doue ai që trefishoi epërsinë, kurse pas vetëm 10 minutash, Kvaratskhelia e shënoi golin e katër në takim.
Kurse, për rezultatin përfundimtar u përkujdes 18-vjeçari, Mayulu, i cili realizoi për 5-0 në “Allianz Arena”./Klan Kosova.tv/