KËNGË PËR RAGIP HALILAJN)
Kur u dha kushtrimi
I luftës për liri
Si feniks prej hiri
Dolën djemtë e ri
Toka mund te shembet
Mund te përmbyset qielli
Por robëri s’duron shqiptari
Tha Ragip Halili
Gjëmoi fushe e male
Qielli flak u ndez
Po lufton Drenica
Si e ka adet
Sulen nga Kosmaqi
Trimat e lirisë
Prinë Ragip Halili
Në ballë të djelmenisë
Drenica martire
Sërish kuqëlon gjak
Ballë për ballë me hasmin
Qëndron si bajrak
Në grykë të Baicës
Në male të Abrisë
Prinë Ragip Halili
Ylli i lirisë (Biri i Shqiptarisë)
Nga maja Kosmaqit
Deri në Çiçavicë
E nga Carraleva deri në Berishë
I bashkuan bjeshkët trimat e lirisë
Besa besë u lidhen
Vendit me i dalë zot
Mendjet shpat-rrufe
Zemrat flak-barot
Gjëmon mali e fusha
Qielli ndizet flakë
Godet UÇK-ja
Hasmin mu në ballë
Si një flakadan
Në gryk të Llapushnikut
N’ altar të lirisë
Bie Ragip Halili