O flamur, shqiponjë e bekuar,
Të gjithë shqiptarët ty të duan.
Mbi qiell të Serbisë kur ke valuar,
Të gjitha trojet i ke bashkuar.
Dora e shqipes që të ngriti,
Rroftë sa malet ai zog petriti.
Flamuri shqiponjë kur valoi,
Beogradin e trishtoi.
Flamujt serbë aty që ishin,
U fashitën si mos t’ishin,
Asnjë kokën s’guxoi ta çonte,
Shqiponja sipër u qëndronte.
Nikoliqi qenka zemëruar,
Kur pa shqipen duke valuar,
Naçallnikët i ka tubuar,
I turr fushës si qakejtë.
Por më kot turret i shkreti,
Se Loriku, Xhaka, Lila, Mavraj, Balaj, Lenjani, Kukeli e të tjerë,
Patriotë i lindi/rriti nëna,
Mbrojnë flamurin, nderin kombëtar,
Amanet e kanë nga të parët:
Serbit kurrë mos me i besuar,
As flamurin mos me dorëzuar.
3:0 kanë fituar.