Saturday, June 14, 2025
BallinaKulturëBlerina Behari -Ese: Maturia dhe koha

Blerina Behari -Ese: Maturia dhe koha

Debatin kur je i ri mund ta bësh për çdo gjë. Çdo fjalë mund ta thuash pa u menduar , çdo mendim ndryshe të ndizte shkëndijën për t’u përballur. Mendoje se të kesh një zë të fuqishëm ishte shenjë force. Keqkuptimet duheshin sqaruar, padrejtësitë duheshin përballuar dhe argumentuar. Reagimi na dukej mënyra e vetme për të mos u nëpërkëmbur.

Por koha na mësoi diçka tjetër.

Sot, heshtja jonë nuk vjen nga dorëzimi ndaj padrejtësive apo nga mungesa e argumenteve. Përkundrazi, ajo vjen nga kuptimi i asaj që ne analizojmë më parë në memorien tonë se jo çdo gjë meriton përgjigje. Jo çdo mendim kërkon kundërshtim. Jo çdo debat është rruga drejt të vërtetës. Nganjëherë, të heshtësh është të zgjedhësh maturinë përballë debatit, vlerën përballë krenarisë.

Maturia vjen brenda nesh si pasojë e përvojës së jetës ,pjekurisë mendore dhe nuk ka nevojë për shpërthime .Ngritja e zërit nuk të bën më të ditur dhe as më të kuptimshëm. Ajo që dikur të trondiste, sot nuk të lëkund më mendimet por lartëson dhe të bën vizionar .

Filozofi romak Aurelius shkruante: “Shumë pak gjëra kanë nevojë për të thënë diçka; të tjerat thjesht kërkojnë të mos e prishësh qetësinë.” Ky është thelbi i pjekurisë të zgjedhësh heshtjen kur je në gjendje të flasësh dhe të vendosësh arsyen para gjithçkaje.

Dikur kishim nevojë që të tjerët të na dëgjonin. Tani duam vetëm të na kuptojnë dhe të na japin të drejtë. Me maturi dhe heshtje rritet forca mendore e njeriut: ajo e mendjes së qetë dhe shpirtit të lirë.Shkrimtari Albert Camus ka thënë: “Në mes të dimrit, zbulova se brenda meje jetonte një verë e pathyeshme.” Ajo verë e brendshme është qetësia, maturia, paqja me veten. Kur e arrin, nuk ke më nevojë të bindësh askënd, as të shpjegosh veten. Ajo që dikur do të të trondiste, tani të kalon si ngjarje pa zhurmë ,pa bujë.

Maturia

është refuzim për të humbur energji në gjëra që nuk të shërbejnë. Të heshtësh nuk është mungesë zëri por të zotërosh mendimet e tua pozitive ose negative qofshin. Dhe kur më në fund zgjedh të flasësh, e bën nga thellësia e mendimit , jo nga reagimi momental.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT