Wednesday, June 18, 2025
BallinaVitrina e libritSami Mulaj-PA ËNDRRA…!

Sami Mulaj-PA ËNDRRA…!

Për endërr
vdiqen të renët,
betimin tirani
jua preu në gojë.

lule vazhdojmë
t’ju sjellim tek varret,
sa hipokritë jemi,
pa ëndrra fëmijtë
i nisim në botë
.
në kengë si fëmijtë
i ruajmë ëndrrat,
lotët sytë tanë
mbulojnë,
kot i nxjerrim ato lotë,
kurrsesi nuk na shfajsojnë.

ditën e ngrysim
me prehërin bosh,
ëndrrat as përrallat
nuk kemi kujt
t’ja tregojmë…!

me ëndrra gjumi
rriten fëmijtë,
në gjumë pa ëndrra
e pa fëmijë,
popujt vdesin,
sikur të mos ishin shkojnë..

TRE VARGËSH
Mendja është mbi sendet
vetëm në se sendet
kanë mend…

Kur dështon
mos u frikëso,
ke provuar…
Tek ngjitesh në Maje,
kujto cilët
je duke shkelur…

Kur nuk të pëlqen
kundërshtimi,
mos afro asnjë zgjidhje….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT