Në dhomën time të vogël
Dëgjoheshin tingujt
E një muzike të lehtë
Derisa në dollap
Qëndronte një shishe verë.
Nga muri i ftohtë
Fotografitë janë larguar
Ndërsa shishja me verë
E vetmuar, në heshtje
Rri e pahapur.
Në pritje
Me dy gota pranë
Por këtë festë
Nuk e festuam
Kurrë bashkë!