Saturday, June 21, 2025
BallinaVitrina e libritErmira Ifandi-PISHTARI I DASHURISË

Ermira Ifandi-PISHTARI I DASHURISË

Të përndris botën
me një pishtar në dorë,
të kërkoj frymën e jetës,
frymën e dashurisë të njoh.

Të përndez qiejt
me një copëz hëne në dorë,
të kërkoj kopshtin e Edenit,
të takohem me Evën.

Të mbys vullkanët e urrejtjes
me një liqen dashurie,
marrë nga sytë e kulluar të fëmijëve,
të uritur në shekuj për një çast lumturie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT