Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritAjete Pavata -Unë dhe deti motër e vëlla...

Ajete Pavata -Unë dhe deti motër e vëlla…

Nata ra
Ra bashkë me valë të ngrohta deti
Një za melodik e pushtoi dallgën
Dhe
Aty për aty
Shpirti dhe deti u ngjitën në garë
Diku në breg
Diku në valë
Sy më sy
E ballë për ballë…

Egoja nuk bën gjum
Është shkëmb dhe valë
Kjo bindje e mistershme
Bëhet strukturë e rrufeshme
Nuk di as për rrëzim
As për nënshtrim
Unë dhe deti motër e vëlla…

Kështu është
Dielli
Deti dhe universi
Paqe rinori
Fytyrë dëshmori…
Shpirti
Unë dhe deti një dritë shekulli…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT