Ti më rri përhumbur, si në një përrallë,
Në sy më shikon, e zemra më dridhet,
Sikur me heshtje më flet për mall.
E bukur je si një rreze zgjimi,
Aromë që s’fshihet në asnjë erë,
Pa ty më zbehet dhe vetë agimi,
Ti je pranvera në çdo pranverë.
Kur m’dhuron një petal, më fal dhe shpresë,
Si një kujtim që kurrë s’më tret,
Nga kopshti yt s’dua të dal pa ndjesë,
Se bosh do ndjehem në çdo rrugëtim tjetër.
Ti, mirësia që flet me ngjyrë,
Në zemrën time bën festë e dritë,
Do të të mbaj si lutje të qetë,
Si një aromë që kurrë s’zbehët në jetë.
Në kopshtin tënd zgjohesha çdo mëngjes,
aty ku lulëzojnë edhe ëndrrat e mia,
ti rrije si hije e ëmbël, pa zë,
por fjalët i thoje me aromë qetësie.
Më rrije përballë, e heshtur, e trishtë,
sikur ta dije që zemra më fliste,
sikur çdo shikim yt të ma falte një dhimbje,
që s’dua ta shëroj, veç dua të më atë të vdiste.
Më dhurove një petal, si premtim i bardhë,
më the: “Mbaje këtë, se jam këtu gjithmonë,”si sot,
e unë, me sytë e mbushur me mall,
dal nga kopshti yt, por s’largohem dot.
Se ti s’je thjesht lule, je stinë në shpirt,
je dritë e butë që më udhëheq në erë,
je prekje e pastër, që kur më mungon,
më bën ta ndjej botën bosh përherë.
Ti je paqe në zhurmë, si stinë që ndalet,
në çdo lëvizje tënden, një botë më flet.
S’të dua me zë, as me duar që ngjiten,
të dua me qetësi, si mendimi i parë që më zgjon kur zgjohem vetë.
Kur më sheh, më bie qetësi në shpirt,
jo ajo që vjen nga pushimi,
por ajo që vjen kur kupton se dikush është aty,
pa kërkuar, pa pritur, pa ndryshuar asgjë te ti.
Ti nuk je stuhia që rrëmben mendjen,
je ai momenti para saj, kur ajri frymon thellë
e diçka brenda meje thotë:
“Kjo është… kjo është dashuri që s’ka nevojë të bërtasë.”
Nuk më duhet të më thuash “të dua” çdo ditë,
më mjafton të ndjesh kur unë hesht.
Se dashuria jonë është si ai ylli i vetëm që rri zgjuar,
kur gjithçka tjetër ka fjetur.