Nën hijen e shelgut
M’vjen freski e rrallë
Në vendin ku u linda e u rrita
Pushoj dhe kujtoj me mall.
Kujtoj fëmijërinë siç ishim dikurë
N’oborre përplot fruta e bageti plotë
Ku nën hijet e mrizeve
bagëtia freskohej kudo.
Për sa minuta qendrova
Kujtova tërë një histori
kur nanat bënin bukë shtëpie
Erën ja ndjeva që aty
Kur nga fusha vinin burrat
Me kosa te zgjatura mbi krahë
Të etur e të uritur nga puna tër diten
Mbremjen e pritnin me sevda.
E sot të braktisura këto votra
Presin kostarin dhe bagëtinë
Ka vite që iu kan humbur
E nuk dihet se më a do vijnë.