Ai u zgjua pa folë asnjë fjalë
Përgatiti një kafe për vete
Shikimi i tretej diku larg
Ajo dukej si një murg i fjetë
Pinte kafen i thelluar në qetësi
Hapi gazetën dukej se lexoi një faqe
Ndezi një cigare nuk ishte befasi
Nga goja nxirrte tymin harqe -harqe
Mëngjesi dukej i zymtë, i zymtë
Shiu nxirrte zemërimin jasht
Ai piu dhe të fundit gllënkë
U nis pa e vështruar as edhe një çast
Kullonte shiu xhamave pa pushuar
Si penjë të gjatë, të gjatë
Qante ajo bashk me shiun e vetmuar
Kokën mbështeti mbi duar si e ngratë!