Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -HIJA JOTE

Xhevat I. Prebreza -HIJA JOTE

Më ndjek çdo hap
si një frymë e heshtur në një agim
në murin e shpirtit e kam të skalitur
si kujtim i ëmbël, si mall i pashuar

Kur dielli më ngroh ajo s’rri larg
më përqafon butë, pa fjalë, pa zë
si fllad që prek një lule në maj
si heshtje që flet më shumë se një këngë

Në shtegun e vetmisë, ti je dritë e zbehur
një hije që s’fshihet e as nuk tretet
në çdo kujtim, në çdo mëngjes
hija jote mbetet si një premtim i heshtur

Edhe kur ti largohesh
hija jote më pushton
në shpirt e mbaj, si një stinë pa fund
ti je hija ime, unë një udhëtar i humbur

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT