Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritElmije Ajazi -Atdhe

Elmije Ajazi -Atdhe

Nuk jam aty ku lind agimi mbi Sharr,
as ku era ngroh duart me aromën e bukës së nënës.
Por çdo mëngjes më zgjon emri yt,
Atdhe,dhe çdo natë më merr gjumi mbi pragun e mendimit për ty.

Nuk jam poet i dhembjes që qan,
jam zë i mërgimit që mban —
jo për veten,
por për ty.
Për ata që s’kanë fjalë,
për kujtimet që s’dua t’i lë në harrim.

Atdheu s’është veç tokë dhe gur,
është zemër që rreh në thellësi të kujtesës,
është zë që flet në murmurimën e dheut,
është dritë që s’fiket — edhe larg.

Dhe kur të kthehem,
dua të jem si era që ledhaton çatitë,
si hapi i butë në rrugën e vjetër,
si fjala e parë që shqiptohet në gjuhën e nënës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT