Monday, August 4, 2025
BallinaSportDramë në fund të ndeshjes, Liverpool në finale të FA Cup

Dramë në fund të ndeshjes, Liverpool në finale të FA Cup

Liverpool me tre golat e realizuar në pjesë të parë ka arritur të triumfoj 2-3 ndaj Manchester Cityt dhe kështu siguron finalen e FA Cup, transmeton Gazeta Metro.


Një pjesë e parë totalisht e dominuar nga Liverpool e cila qysh në fillim të duelit kaloj në epërsi me anë të qendërmbrojtësit, Ibrahima Konate përmes një golit të bukur me kokë.

Nuk vonoj shumë dhe në minutën e 17′ senegalezi, Sadio Mane realizoj golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopp pas një gabimi të portierit të Cityt, Zackary Steffen dhe në fund të pjesës së parë 30-vjeçari shënoj edhe golin e tretë për ‘The Reds’.

Menjëherë pasi që filloj pjesa e dytë mesfushori anglez, Jack Grealish ngushtoj epërsinë në 1-3 për ‘Citizens’ derisa në fund të ndeshjes Bernardo Silva ngjalli shpresat për një barazim të mundshëm ku realizoj golin e dytë por ishte shumë vonë atëherë.

Liverpool tani do të takohet në finale kundër fituesit të sfidës Chelsea-Crystal Palace e cila do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:30. 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT