BallinaNgjyra jeteKur zemra flet me vepra – historia frymëzuese e vëllezërve Sherif dhe...

Kur zemra flet me vepra – historia frymëzuese e vëllezërve Sherif dhe Shema Ramuka

Në një kohë kur bota ka gjithnjë e më shumë nevojë për njerëz që zgjasin dorën e ndihmës, vëllezërit Sherif dhe Shema Ramuka vazhdojnë të dëshmojnë se suksesi i vërtetë matet me veprat e mira dhe me buzëqeshjet që u dhuron të tjerëve.

Sa herë që troket një festë fetare apo kombëtare, ata nuk harrojnë më të vegjlit. Në shumë shkolla anembanë vendit kanë shpërndarë dhurata, duke sjellë gëzim në zemrat e qindra nxënësve. Por humanizmi i tyre nuk ndalet vetëm te festat.

Në momentet më të vështira për shumë familje, kur shpresa dukej se po zbehej, vëllezërit Ramuka kanë qenë pranë tyre. Ata kanë ndihmuar pacientë që kishin nevojë për trajtim jashtë vendit, duke ua siguruar mjetet financiare të nevojshme, ndërsa shumë familjeve në nevojë u kanë ndërtuar shtëpi, duke u kthyer dinjitetin dhe shpresën për një jetë më të mirë.

Krahas veprave të shumta bamirëse, Sherifi dhe Shema janë edhe emra të suksesshëm në botën e biznesit. Përmes kompanisë Alba Group, ata kanë ndërtuar një histori suksesi që ka krijuar vende pune për qindra e mijëra qytetarë, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Humanizmi nuk matet me fjalë, por me veprat që lënë gjurmë në jetën e njerëzve. E pikërisht këto vepra i bëjnë vëllezërit Sherif dhe Shema Ramuka të jenë një frymëzim për shoqërinë.

Urojmë që Zoti t’u dhurojë shëndet, mbarësi dhe suksese të pafundme, në mënyrë që të vazhdojnë të jenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT