Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritJonida Sheholli-LOTËT E QIELLIT

Jonida Sheholli-LOTËT E QIELLIT

LOTËT E QIELLIT
Ata të dy u ndanë nga degë e dashurisë
Dimri i përcolli me acarin e përcëllueshëm
Rrëzë zemrave të thara, s’rodhi më lëng i qershisë
Rrënja e tyre dikur lis, qau me lot, vajtueshëm


Shtresat e tokës, tjetërsuan ngjyrë
Akulli ju blozhdua nëpër brirët e kohës
Njëri prej tyre, u mbërthye në mënxyrë
U trandën kontinentet, raportuan disa njohës


Toka thau korën, mbeti vetëm lëvozhga e zverdhur
Në zenit u përçuan sinjale, që qarkuan kozmosin
Ndarja e trazuar, vijën hapsinore ka përdredhur
Barometri i pulseve, paralajmëron shira që nuk sosin


Nami i tyre, ngacmoi ciklonet, zunë të bien të reshurat
Në pjesën tjetër të globit, diku, u ndez një vullkan
Brishtësia pinte lotët në gotë e dëgjonte të përqeshurat
Nga peshë e lidhjes dashurore, edhe malet seç u çanë


Tash e një kohë janë ndarë e s’janë harruar
Më kurrë s’janë takuar, kurrë më s’janë parë
Lotët që kanë derdhur nga shpirti i përvëluar
Për dashurinë e prushëruar, që nuk ka të ngjarë


Në ngrysjet e diellit e kanale nëntokësore
Seç ngarendin të gjejnë rrugën e shpëtimit
Veç në baladën e kënduar për zemrat rinore
Kanë gjetur prehjen në tingujt e bashkimit…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT