Të dashuruar
Në tënden dashuri jeton akoma
Je i dashuruar marrëzisht
Të mungon, e di , mundohesh ta fshehësh
Veten torturon…shpirtit si ve dot kufi
Mendimi është vetëm tek ajo
Netëve, vetmia të bën shoqëri
Fillon e kërkon në shtratin akull të ftohtë
Lufton me veten, zemra troket fort
Shpirti bosh ,dashuri kërkon
Të dashuruarit nuk fshihen dot
Zjarri i dashurisë në sy ju flakëron
Buzët e nxehta, shpirtin përvëlojnë
Pasioni , ndjenjat nuk fshihen, të befasojnë
Trupat kur’ bashkohen shkrihen si qiri
Në oqean dashurie zemrat lundrojnë
Dashuria stacion të fundit ka përjetësinë.
