Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Përpëlitem

Valbona Kolaveri-Përpëlitem

Përpëlitem në sytë e tu

si rremat e varkës në ujë

i kundroj së largu

mungesë

Përpëlitem

në retinë të regëtij

dritë

vozis shpirtin

thellësish

mall

Përpëlitem aty

male dashnije

përpij

e n’ta i rrëshqas lehtë

mbi ta pasqyrimi im te flejë

mjelmë

Përpëlitem e drobitun

të shndrijë mbi ata sy

e paqtë

Dashuri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT