Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Rrokullisje portokallesh

Andris Lleskai-Rrokullisje portokallesh

Rrokullisje portokallesh

S’mund të kishte ditë më të keqe!…
S’mund të kishte ditë më të mirë!…
E lashë dikë të më priste
se telefoni im ka filluar të ketë vese.
Më lajmoi ai që më njihte
se një dëshirë 10-vjeçare ishte arrirë.
S’mund të kishte ditë më të keqe!…
S’mund të kishte ditë më të mirë!…
S’mund të kishte ditë më të keqe!…
S’mund të kishte ditë më të mirë!…
Mungova në promovimin e mikut tim prishtinas,
në poezinë e tij per(di)verse,
u ftova dekorimit presidencial të Akademikut mirditas,
mendimtarit fjalëthjeshtë e fjalëdlirë.
S’mund të kishte ditë më të keqe!…
S’mund të kishte ditë më të mirë!…
S’mund të kishte ditë më të keqe!…
S’mund të kishte ditë më të mirë!…
Të tre makinetat e kafes ishin të prishura sot,
në fjalorin tim nisi të merrte kuptim fjala “stres”,
shumësi: strese…
Komunikova me njerëz që vërtetë i dua fort,
personalitetet e suksesshëm janë një dehje
motivuese e çmpirë.
S’mund të kishte ditë më të keqe!…
S’mund të kishte ditë më të mirë!…
Orët e para të ditës janë të errëta,
pastaj del dielli me rreze,
valët e ditës plot tëposhta, të përpjeta,
derisa përmbyllen në errësirë.
Çdo ditë sado të jetë e keqe,
është po aq, edhe e mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT