KURRË MOS T’I PAFSHA SYË!
Ç’është kjo ideologji?!
Kurrë mos ta ndjefsha zërin!
Për fajin e babait
Që nuk ishte farë faji
Të vuajë i biri?
Të vuajë e ëma?
Me soj e sorollop?!
Gjithë jetën që s’ishte jetë
Me damkën e imagjinuar
Skalitur midis ballit
Kurrë pa e ngritur kokën lart
Me kryqin ngarkuar mbi shpinë!…
Sa shumë talente u tretën
Do ta çudisnin një dynja…
Përfunduan barinj delesh
Me shat në arë mbjellë me misër
Me luledielli oh sa ua lakmonit!…
Ç’është kjo ideologji?!
S’mund ta gjesh varrin e gjyshit
Të babait hiç se hiç
Motra në jug internuar
Të vetmin vëlla matanë hekurash!
Ideologji si ty?!
Kurrë mos t’i pafsha sytë!
